Mentore: Lumturie Krasniqi
Data: 07-08-09.11.2025
Ora: 13:00 – 16:00
Vendi: Rezidenca 17
Në këtë punëtori, letra bëhet më shumë se material – ajo shndërrohet në një hapësirë për lojë, bashkëpunim dhe krijim spontan. Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit do të mësojnë si të riciklojnë letër, por procesi do të shkojë përtej teknikës: do të eksplorohen tekstura, ngjyra, drita, uji dhe mënyrat se si materia mund të riciklohet e te marrë formë të re. Rezultati final nuk është i paracaktuar – ai do të lindë nga ideja dhe energjia kolektive e grupit. Pjesëmarrësit do të jenë bashkëkrijues të një objekti ose instalacioni të përbashkët, që përfaqëson reciklimin, transformimin, kujtesën dhe mënyrën si arti mund të lidhë njerëzit përmes procesit. Kjo punëtori është një ftesë për t’u ndalur, për të luajtur me materien dhe për ta lënë letrën të marrë formë te re.
Lumturie Krasniqi (1997) jeton dhe punon në Prishtinë. Me diplomë në Pikturë nga Akademia e Arteve në Prishtinë, Krasniqi kryesisht merret me pikturë, por eksploron gjithashtu fotografinë, instalacionin dhe artin digjital. Në punën e saj, ajo trajton aspekte që shpesh anashkalohen në jetën bashkëkohore, duke synuar të ngrejë pyetje ekzistenciale. Ajo ka ekspozuar në shumë ekspozita, përfshirë “Silent Threads, Resounding Kosova”, GALLERIA CONTINUA / Paris Marais (2025), ekspozitën “Awakening” – Bienalja e 14-të e Artistëve të Rinj në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup (2023) dhe Bienalen MANIFESTA 14 në Prishtinë (2022).
Në fund të sesioneve, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.
Vendet janë të kufizuara, ndaj regjistorhuni për të siguruar vendin tuaj!
Afati i fundit për regjistrim është data 3 nëntor.
Për të qenë pjesë e punëtorisë regjistrohu në link: https://forms.gle/LzJu6JhjpFa5NfFDA
—
Programi i Rezidenca 17 mbështetet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Kryeqyteti Prishtina dhe SMART Balkans







