Punëtoria: Podcast Lab
Mentor: Gent Gorani
Data: 07-08-09.11.2025
Ora: 13:00 – 16:00
Vendi: Rezidenca 17
Ke mendu ndonjëherë me pas podcastin tënd? Me folë për temat që të inspirojnë, me intervistu njerëz interesant, ose thjesht me nda mendime e ide? Në këtë punëptori tre-ditore, kemi me mësu bazën e deri te produkti final, se si lind një ide, si shkruhet skenari për podcast, si përdoren mikrofonat e pajisjet profesionale, si regjistrohet e pastaj si montohet qe me dalë pastër në transmetim. Do të ketë shumë praktike – jo vetëm teori. Bashkë me grupin do të krijoni një episod të shkurtë podcasti, duke përdorë studion e Rezidencës 17. Në fund, ke me kuptu krejt procesin: prej “on air” deri te publikimi në Youtube.
S’ka rëndësi a je fillestar/e apo ke provu diçka më herët – e rëndësishme është që ke kureshtje dhe kreativitet me u bo pjesë e grupit.
Gent Gorani është producent dhe moderator me mbi 15 vite përvojë në media, kryesisht në Radio Televizionin Dukagjini, ku ka punuar si producent kryeteknik dhe drejtues emisionesh të ndryshme. Ai merret me prodhim muzike, incizim të reklamave, realizim të audios për filma dhe dokumentarë, si dhe projekte audiovizuale të shumta. Përveç kësaj, është aktiv si producent i pavarur në projekte muzikore dhe artistike si dhe ka qenë themelues dhe organizator i festivalit të muzikes Into the Park Festival. Në punëtori, ai do të sjellë ekspertizën e tij në përgatitjen, aspektet teknike dhe realizimin e një podcasti, me theks në qasjen praktike dhe punën grupore.
Në fund të sesioneve, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.
Vendet janë të kufizuara, ndaj regjistorhuni për të siguruar vendin tuaj!
Afati i fundit për regjistrim është data 3 nëntor.
Për të qenë pjesë e punëtorisë regjistrohu në link: https://forms.gle/LzJu6JhjpFa5NfFDA
—
Programi i Rezidenca 17 mbështetet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Kryeqyteti Prishtina dhe SMART Balkans







