Shtatëmbëdhjetë po kërkon dashamirë/e të librave dhe me përvojë me bibliotekë apo punë të ngjashme për të ndihmuar në organizimin dhe kujdesin e bibliotekës në Rezidenca 17.
Ky angazhim është i hapur për të gjithë/a, por posaçërisht i përshtatshëm për personat në pension dhe ata me përvojë në bibliotekë dhe libra, të cilët duan të ndajnë dijen dhe dashurinë e tyre me komunitetin.
Për këtë kontribut, parashihet edhe një kompenzim simbolik financiar si shenjë vlerësimi për kohën dhe përkushtimin tuaj.
Për të aplikuar dërgoni një përshkrim të shkurtër për veten dhe motivimin tuaj në e-mail: [email protected]
(me subjekt: Bibliotekist/e Vullnetar/e – Rezidenca 17).
Kushtet:
Mosha: 25–65+
Përvojë me bibliotekë, arkivim, ose punë të ngjashme: të paktën 5 vjet
Periudha e angazhimit: 1 Tetor – 31 Dhjetor 2025, nga e hëna deri të premten, me angazhim prej 4 orësh në ditë.
KompenzimKompenzim simbolik në bazë mujore: 200 euro neto
Afati i fundit për aplikim: 20.09.2025
—
Programi i Rezidenca 17 mbështetet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Kryeqyteti Prishtina dhe SMART Balkans.







