Mentore: Merche Blasco
21-22.05.2025/ 18:00 / Rezidenca 17
Kjo punëtori dy-ditor i prezanton pjesëmarrësit me elektronikën bazë dhe projektimin e qarqeve, duke i udhëzuar ata në ndërtimin e sintisajzerit të tyre analog portativ. Instrumenti i përgjigjet kushteve të dritës mjedisore dhe ndërveprimeve trupore përmes sensorëve të presionit dhe shtrirjes që mund të vishen.
Merche Blasco është artiste dhe kompozitore multimediale që e ndan kohën e saj midis Berlinit dhe Barcelonës. Ajo projekton dhe ndërton bashkësi teknologjike të pasakta që katalizojnë format e mishëruara të kompozimit elektroakustik live dhe mënyra të reja të dëgjimit. Përmes pajisjeve që krijon, Merche përpiqet të krijojë një marrëdhënie më horizontale me entitete të tjera, duke u distancuar nga parametrat e precizitetit, fuqisë dhe kontrollit. Si një formë alternative e performancës, ajo projekton hapësira bashkëpunuese me instrumente që kanë veprimin e tyre, në kompozime ku trupi i saj dhe eksplorimi live i materialeve organike janë elementë qendrorë. Puna e saj gjithashtu përqendrohet gjithnjë e më shumë në projektimin e performancave zanore pjesëmarrëse në hapësira publike për të lidhur personat e huaj dhe mjedisin e tyre përmes krijimit dhe dëgjimit kolektiv të muzikës.
Për të kuptuar më shumë rreth Merche klikoni linkun https://half-half.es/category/projects/
Për t’u bërë pjesë e punëtorisë regjistrohuni këtu: https://forms.gle/ZbzKS8UhE2fqXYxu6
—
Programi i Rezidenca 17 përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia; Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kryeqyteti Prishtina, SMART Balkans.







