25–26.06.2025 / 17:00 / Rezidenca 17
Kjo punëtori dyditore praktike fton pjesëmarrësit të eksplorojnë procesin krijues dhe të qëndrueshëm të riciklimit të letrës. Do të mësoni si të transformoni letrën e përdorur në letër unike të punuara me dorë, duke përdorur mjete të thjeshta dhe teknika tradicionale.
Përmes mënyrës DIY, do të eksplorojmë mënyra për të reduktuar mbeturinat, duke krijuar njëkohësisht diçka të bukur dhe funksionale. Nuk kërkohet përvojë e mëparshme — mjafton kurioziteti dhe gatishmëria për të eksperimentuar!
Mundësi: Pjesëmarrësit/et që ndjekin të plotë punëtorinë do të kenë mundësinë të regjistrohen për një praktikë dy mujore me pagesë në muaj Korrik & Gusht 2025 në Rezidenca 17, ku do të vazhdojnë të zhvillojnë metodologjinë e riciklimit të letrës në mënyrë DIY.
Për të marrë pjesë në punëtori regjistrohuni në linkun: https://forms.gle/da35ipc4j6id3C5M8
Punëtoria do të udhëhiqet nga Nita Zeqiri.
—
Programi i Rezidenca 17 mbështetet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Kryeqyteti Prishtina dhe SMART Balkans.







