Datat: 25 – 31 mars
Ora: 18:00 – 20:00
Vendi: Rezidenca 17
Duke përqafuar etikën DIY, artizanët modern a.k.a “makers” ftohen të na bashkohen në krijimin e një studio/AV room që harmonizohet me qëllimin kryesor, atë të veprave audio-vizuale, duke i bërë jehonë qëndrueshmërisë në atmosferën e krijuar me çdo material të ricikluar dhe panel të ripërdorur.
Arkitekti Ilir Dalipi do të udhëheqë procesin e punës së izolimit të dhomës audio-vizuale në Rezidenca 17, nga i cili do të mund të mësoni më shumë mbi akustikën e studiove të incizimit, materialet e optimizuara akustikisht dhe teknikat e izolimit të zërit për të zbutur ndërhyrjet e jashtme të zhurmës. Në qendër të këtij projekti 1 javor do të jetë ana ndërtimore, pra punët e vrazhda si izolimi, ngjyrosja dhe punimi i absorberave/difzuerave.
Për të qenë pjesë e këtij procesit krijues të dhomës për audio dhe video dhe për të mësuar më shumë rreth një procesi të tillë regjistrohu në link, jo më larg se data 24 mars.
https://forms.gle/CuYw59VqAopKYFja6
—–
Programi i Rezidenca 17 zbatohet në bashkëpunim me Kryeqyteti Prishtina, Drejtoria e Kulturës dhe AICS Tirana në kuadër të Culture and Creativity for the Western Balkans,(CC4WB’s) projekt i financuar nga Bashkimi Evropian që synon të nxisë dialog në Ballkanin Perëndimor duke rritur sektorët kulturorë dhe krijues për rritjen e ndikimit socio-ekonomik.
Mbështetur nga: SMART Balkans, #SMARTBalkansProject #SupportedbyNorway #RegionalGrant #CPCDba #IDM
European Union in Kosovo, Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo, #CC4WBs, #CCI #culture, #EU, #art, #creativeindustries, #creativity, #media, #genderequality#WesternBalkans