Mentor: Beni Cufi
Data: 12-13-14.11.2024 / 17:30 – 19:30
Lokacioni: Rezidenca 17
Në këtë punëtori për fotografi, studentët do të mësojnë si të mendojnë në mënyrë kreative dhe kritike për zhvillimin e një projekti fotografik nga koncepti deri te përfundimi. Ata do të eksplorojnë teknika për tregim, planifikim projektesh dhe konsistencë vizuale, ndërsa do të marrin njohuri për mënyrën se si të komunikojnë idetë përmes imazheve të tyre. Kjo punëtori do t’i fuqizojë studentët të krijojnë seri fotografish domethënëse dhe koherente me një vizion artistik të qartë.
Të interesuarit duhet të kenë:
Njohuri bazike në fotografi
Aparat fotografik dixhital/ apo telefon
Bio: Beni Cufi, është fotograf nga Prishtina, Kosovë, dhe profesor i fotografisë në UBT (Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë). Beni ka jetuar gjithashtu në Calgary, Alberta, ku ka zgjeruar horizontet e tija kreative dhe kam zhvilluar stilin e tij unik. Puna e tij është prezantuar në revista ndërkombëtare si *MALVIE Magazine*, *Scorpio Jin Mag*, *IMirage Mag*, *Ellements Magazine*, dhe *Veux Magazine*.
Me bazën në Prishtinë, ai ka krijuar një portofol të pasur që përfshin punë editoriale, modë dhe portrete, duke fituar njohje për qasjen time të veçantë ndaj fotografisë dhe edukimit.
Projektet e tij fotografike mund t’i gjeni në: https://www.benicufi.com/
—
Programi i Rezidenca 17 zbatohet në bashkëpunim me Kryeqyteti Prishtina dhe AICS Tirana në kuadër të “Culture and Creativity for the Western Balkans, (CC4WB’s) projekt i financuar nga Bashkimi Evropian që synon të nxisë dialog në Ballkanin Perëndimor duke rritur sektorët kulturorë dhe krijues për rritjen e ndikimit socio-ekonomik.
Mbështetur nga: SMART Balkans#SMARTBalkansProject#SupportedbyNorway#RegionalGrant#CPCDba#IDM
European Union in Kosovo, Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo#CC4WBs, #CCI#culture, #EU, #art, #creativeindustries, #creativity, #media, #genderequality, #WesternBalkans