Mentor: Arbër Selmani
Data: 12-13-14.11.2024 / Ora: 18:00 – 20:00
Lokacioni: Rezidenca 17
Queer dhe queerness për shumë prej neve është botë e eksploruar pak. Nëse dëshironi me mësu më shumë për poezinë queer dhe se si shkruhet ajo, për fuqinë e saj, për dallimet mes poezisë queer dhe poezisë më tradicionale, ju ftojmë në punëtorinë mbi poezinë queer udhëhequr nga Arbër Selmani. Përmes analizave të poezive queer, ushtrimeve kreative që na bëjnë të shkruajmë poezi, trajtimit të autorëve të njohur shqiptarë e botërorë që kanë lëvruar poezitë queer, ejani në këtë punëtori tre-ditore. Çdo ditë, rreth dy orë, do të mësojmë për poezinë queer dhe mundësinë e publikimit dhe botimit në realitetin aktual letrar në Kosovë.
Arbër Selmani është shkrimtar dhe gazetar nga Prishtina. Ka botuar katër libra, dy me poezi dhe dy me intervista në fushën e gazetarisë kulturore. Kohë pas kohe ligjëron në letërsinë queer dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Është fitues i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë ‘Tirana Gate 2021’ dhe Festivalit Mbarëkombëtar të Poezisë ‘Respoetica 2024’. Është përkthyer në gjuhën angleze, serbokroate, franceze, sllovene, gjermane, frënge e norvegjeze. Aktualisht po punon në librin e tij të radhës.
Për tu bërë pjesë e punëtorisë regjistrohu në këtë link
—
Aktiviteti “Punëtori mbi poezinë queer” është pjesë e projektit “Art Space Unlimited” i cili bashkë-përkrahet nga Bashkimi Evropian Creative Europe. Programi i Rezidenca 17 mbështetet Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kryeqyteti Prishtina dhe SMART Balkans.