Mentor: Kushtrim Thaqi
Duration: 28.10.2024 – 01.11.2024
Location: Residence 17
Në këtë punëtori do të mësoni bazat dhe metodat e animimit në 3D në Blender. Njohuritë që do të fitoni në këtë punëtori mund të përdoren më pas si një platformë trampoline drejtë profesioneve të ndryshme, dhe kanë potencialin të ju ndihmojnë qoftë drejt një zhvillimi artistik si në vizualizimin e koncepteve të punëve të ndryshme artistike po ashtu edhe në drejtimet industrial/komercial si: Video Lojërat, Arkitekturë, Reklama, VFX, Website… dhe më shumë.
Çfarë kërkohet për të marrë pjesë në këtë punëtori: Ju do të keni nevojë për një laptop funksional me një kartë grafike me të paktën 2GB RAM dhe maus. Nuk kërkohet njohuri paraprake mbi animacionin në 3D, vetëm një dëshirë për të mësuar diçka të re dhe të mrekullueshme.
Kushtrim Thaqi është një 3D gjeneralist me një gamë të gjerë punimesh dhe projektesh të krijuara dhe drejtuar nga ai. Ai ka punuar si drejtor artistik dhe 3D artist/animator për kompani të njohura botërore duke përfshirë këtu: Mastercard, Siemens, Bored Apes Yacht Club, Clash of Clans, Opsive, Efir Media dhe Sensity.io, që kanë pasur një ndikim pozitiv në portofolin e tij dhe në zhvillimin e tij profesional në 3D.
Portofolion e tij të animacionit mund ta gjeni në: https://vimeo.com/kushtrimthaqi
Për tu bërë pjesë e punëtorisë regjistrohuni në linkun në bio jo më larg se data 24 tetor në këtë link
—-
Programi i Rezidenca 17 zbatohet në bashkëpunim me Kryeqyteti Prishtina dhe AICS Tirana në kuadër të “@Culture and Creativity for the Western Balkans, (CC4WB’s) projekt i financuar nga Bashkimi Evropian që synon të nxisë dialog në Ballkanin Perëndimor duke rritur sektorët kulturorë dhe krijues për rritjen e ndikimit socio-ekonomik.
Mbështetur nga: SMART Balkans#SMARTBalkansProject#SupportedbyNorway#RegionalGrant#CPCDba#IDM
European Union in Kosovo, Agenzia Italiana per la Cooperazione allo Sviluppo#CC4WBs, #CCI#culture, #EU, #art, #creativeindustries, #creativity, #media, #genderequality, #WesternBalkans