06.10.2025 / 17:30 / Rezidenca 17
A të ka ndodhë ndonjëherë me pa një tas hummus edhe me mendu: “Qysh more e kanë bo kaq kremoz?”
Epo, tash e ke rastin me e marrë vesh! Në këtë punëtori një-natësh, një-tasësh, kemi me i shtyp, përzi dhe zhyt qiqrat prej bazës deri te një krem legjendar që s’e harron.
Çka kemi në meny?
-Shtypje qiqrash, përzierje me tahini, limon i freskët në aksion
-Shije t’paprituna (hudhër e pjekur, spec i djegës, edhe disa topingë befasues
-Degustim gjatë përgatitjes + disa të mira për me i marrë në shtëpi (frigoriferi ka me të falënderu)
Nuk je për me u marrë me shtypje?
S’ka problem – veç eja për shije! Hajde, provo hummus të përgatitur fresh, shijo muzikën, rri i/e qetë dhe lejoje veten me u dashuru në botën e qiqrave, pa pas nevojë me prek lugë.
Thirre shoqnin, përveshi mëngët, ose thjesht hajde me barkun thatë, e hajde me dëshmu që jeta është më e mirë kur din Qysh me Bo Hummus!
Punëtoria udhëhiqet nga Ajete Kerqeli, e njohur për recetat e saj kreative dhe shumë të shijshme – sidomos kur bëhet fjalë për hummus!
Për të marrë pjesë në punëtori regjistrohu në formë>https://forms.gle/9ZtcGqvJJ3uM8A2p7
—
Programi i Rezidenca 17 mbështetet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSFF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Kryeqyteti Prishtina dhe SMART Balkans.







