Metamorphosis III | Ndërhyrje artistike specifike për lokacion
Artiste: Nurhan Qehaja
* Hyrja në objekt është refuzuar nga komisioni i Institutit Kosovar për Mbrojtje të Monumenteve. Kjo performancë është ndryshuar për t’u përputhur me kufizime e vendosura nga institucioni i cili përndryshe ka për detyrë mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij monumenti.
Para se të themi më shumë, duhet të pranojmë dhe respektojmë faktin se ky objekt dikur ishte shtëpia e dikujtë dhe hapësira e sigurt e dikujt.
Në bollëk, nuk është për t’u habitur se ne braktisim dhe e mbyllim njërin sy karshi këtij objekti historik. Përkundër dëshirës së thellë për të rikrijuar një kujtesë vizuale të brendësisë, për të riimagjinuar storiet e tij, ne kemi mbetur me ndjenjën e pafuqisë. Ne dëshpërohemi duke ndjerë thyerjen e zemrave të atyre që dikur ishin larguar nga kjo hapësirë. Prania jonë është një ndërhyrje në një histori që nuk është e jona për ta treguar.
Uji që rrjedhë harrohet qëllimisht dhe kolektivisht. Teksa rrjedh – merr gjithçka me vete.
Kjo vepër është një ftesë për të dëgjuar dhe për tu ballafaquar me muzikën.
Ekipi mbështetës: Liburn Jupolli: kompozitor; Kaltrina Bersiha: çello; Rron Bakalli: violinë; Yll Zhaveli: klarinet
Lokacioni: Rr. Xhemajl Prishtina (objekti gjendet tek RTK-ja, te pazari)