Blerta Hashani (lindur në 1997) është një artiste nga Mirash, Kosovë. E diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë në vitin 2019. Ajo praktikon pikturën, vizatimin dhe fotografinë për të eksploruar konceptet e mistikës dhe simbolizmit. Me ndjeshmërinë e dritës, ngjyrës, materialit, harmoninë dhe thjeshtësinë kompozicionale në hapësirë, reflekton rutinën dhe mjedisin natyror rreth saj duke transmetuar impulset e brendshme në një formë estetike dhe minimale.
Ajo merr pjesë në ekspozita individuale dhe grupore, si dhe në disa programe rezidenciale në Kosovë dhe Evropë. Disa nga ekspozitat e saj më të fundit përfshijnë: Known/Unknown Worlds (Kulturpunkt PROGR, Bern), A Story upon the Green (Mill of Nazif, Mirash), how would you know? (Paper Gallery, Prishtina), feel more (LA MAISON DE RENDEZ-VOUS, Brussels), Ambient (LambdaLambdaLambda, Prishtina), Tools for Conviviality (Am Schwarzenbergplatz, Vienna), Au hasard Balthazar (Friche la Belle de Mai, Marseille), It’s Not the Heat, It’s the Dust (GROVE, London), dhe New Grand (Manifesta 14, Prishtina), etj. Blerta jeton dhe vepron në Mirash dhe përfaqësohet nga Galeria LambdaLambdaLambda.
Blerta është përfituese e programit tre-javor të rezidencës në Knislinge, në jug të Suedisë, një bashkëpunim midis Shtatëmbëdhjetë dhe Milvus Artistic Research Center (MARC)
—
Bashkëpunimi midis MARC dhe Shtatëmbëdhjetë mbështetet nga një grant i financimit fillestar nga Instituti Suedez (SI) përmes Programit të Partneriteteve Kreative 2024.