Renea Begolli do të jetë pjesë e rezidencës së artit “Manatnë” në Art House, për një periudhë trejavore.
Renea Begolli (1998) është një artiste vizuale nga Prishtinë, Kosovë. Në vitin 2021, ajo është diplomuar për Pikturë (Bachelor), në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës. Në të njëjtin vit, ajo vazhdoi studimet në Universitetin Bournemouth, në Sociologji dhe Antropologji Sociale në Bachelor, në programin e shkëmbimit për një semestër përmes bursës Erasmus+. Punimet e saj u ekspozuan në disa ekspozita kolektive si: “C19 A20” nga Oral History Kosovo Initiative, kuruar nga Erëmirë Krasniqi (2021; ekspozitë online), “Viti i Ri, Artistë të Ri, Shpresa të reja” në “Europe House” (2021 ; ekspozitë online), Ekspozita “Additions” (2020; Prishtinë, Mitrovicë) kuruar nga Blerta Hoçia, organizuar nga Fondacioni Shtatëmbëdhjetë, “Green Line” në “Qahili Gallery” (2020; Prishtinë), “Ujedinjene Boje Divanhane” ( 2019/20; Zlatibor dhe Novi Pazar, Serbi), “Unifikimi” në “Europe House” (2019; Prishtinë) dhe të tjera, pastaj në ekspozitën personale në Institutin “Yunus Emre” në Prishtinë në 2014. Idetë e saj shprehen kryesisht përmes pikturave, vizatimeve, instalacioneve dhe video-artit të inspiruara nga kujtesa personale dhe kolektive ndaj temave të ndryshme shoqërore, veçanërisht mbi izolimin dhe mungesën e lirisë së lëvizjes në hapësirën mendore dhe fizike në Kosovë. Gjatë viteve ajo mori pjesë në projekte dhe punëtori të ndryshme multidisiplinare, si dhe ka punuar si operatore e kamerës dhe editore e videove, së pari në Kosovalive (2017-2020), pastaj në Iniciativa e Historisë Gojore (2020-2021).
Matanë mbështet marrëdhëniet midis artit dhe hulumtimit duke u dhënë hapësirë dhe kohë artistëve të çdo disipline për të punuar në një projekt të ri me qasje burimet e ndryshme në Prishtinë Shtatëmbëdhjetë dhe Shkodër.
—
Projekti Matanë është pjesë e projektit READ-Regional Network for Cultural Diversity