PERFORMANCË: “Romnipe, rrëfime mbijetese” me autore Urma Menekshe
15.06.2026
18:00
Rezidenca 17
18:00
Rezidenca 17
Si pjesë e serisë së krijimeve artistike me fokus Ballafaqimin me të kaluarën, jemi të lumtur të prezantojmë njërin nga projektet fitues të thirrjes DwP Creations 2026.
‘Romnipe, rrëfime mbijetese’ me autore Urma Menekshe, bën bashkë në formën e një shfaqjeje, zërat dhe përjetimet e grave e fëmijëve romë gjatë luftës në Kosovë dhe lojën teatrale të aktorëve të rinj nga teatri rom “Nexhip Menekshe” i Prizrenit nën shoqërimin e muzikantëve Arian Randobrava, Ilir Bajri dhe Enes Beu.
Autorja arrin të përzgjedhë tre histori të frymëzuara nga ngjarje të komunitetit të saj e që kanë për qëllim të ndriçojnë sfidat me të cilat përballen, duke theksuar njëkohësisht qëndrueshmërinë dhe rezistencën e tyre.
Përmes tregimeve artistike dhe performancës muzikore live, projekti synon të përkujtojë dhe të reflektojë mbi pasojat e konfliktit, diskriminimin dhe vështirësitë që komuniteti rom vazhdon të përballet në shoqërinë e pas luftës. Kjo qasje artistike krijon një hapësirë për reflektim dhe dialog publik mbi drejtësinë, barazinë dhe të drejtat e njeriut.
Për autoren, ky projekt shërben njëkohësisht si mënyrë shërimi por edhe ballafaqimi me traumën, veçanërisht për brezat e rinj të cilët janë protagonist, ku këto copëza perjetimesh të punuara në mediumin e performancës teatrore shndërrohen në fragmentet e një mozaiku i cili me ndihmën e distances, të ofruar nga koha që kalon, shpalos një imazh më të plotë të asaj periudhe.
Së fundi, kjo performancë mund të shërbejë si një dritare kuptimi që hapet edhe për publikun e gjerë, për tu njohur me këta zëra të mbijetesës e për tu përballur me mungesat që kolektivisht, kohë pas kohe ka arritur t’i justifikojë.

Kjo vepër artistike është frymëzuar nga ngjarje të vërteta. Përmbajtja, qëndrimet dhe interpretimet e paraqitura janë përgjegjësi e vetme e artistëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Fondit për të Drejtën Humanitare Kosovë apo të donatorëve që kanë mbështetur këtë aktivitet.
—-
As part of the artistic creation series focusing on Dealing with the Past, we are happy to present one of the winning projects of the DwP Creations 2026 call.

“Romnipe, stories of survival” by author Urma Menekshe, brings together in the form of a performance the voices and experiences of Roma women and children during the war in Kosovo, alongside the theatrical performance of young actors from the Roma theater “Nexhip Menekshe” of Prizren, accompanied by musicians Arian Randobrava, Ilir Bajri, and Enes Beu.
The author successfully selects three stories inspired by events within her community, aiming to shed light on the challenges they face while emphasizing their resilience and resistance.
Through artistic storytelling and live musical performance, the project aims to commemorate and reflect upon the consequences of the conflict, discrimination, and the hardships that the Roma community continues to face in the post-war society. This artistic approach creates a space for public reflection and dialogue on justice, equality, and human rights.

For the author, this project serves simultaneously as a path to healing and a means of confronting trauma, especially for the younger generations who are the protagonists. Here, these experiences crafted into the medium of theatrical performance transform into fragments of a mosaic. With the help of the distance provided by the passage of time, it unfolds a more complete image of that period.
Ultimately, this performance can serve as a window of understanding that opens to the public as well, allowing them to get to know these voices of survival and to confront the shortcomings that collectively, from time to time, society has managed to justify.

This artistic work is inspired by true events. The content, viewpoints, and interpretations presented are the sole responsibility of the artists and do not necessarily reflect the views of the Humanitarian Law Center Kosovo or the donors who supported this activity.