25–26.09.2025 / 17:00 / Rezidenca 17
Kjo punëtori dyditore fton pjesëmarrësit të eksplorojnë procesin krijues dhe të qëndrueshëm të riciklimit të letrës. Do të mësoni si të transformoni letrën e përdorur në letër unike të punuara me dorë, duke përdorur mjete të thjeshta dhe teknika tradicionale.Do të eksplorojmë mënyra për të reduktuar mbeturinat, duke krijuar njëkohësisht diçka të bukur dhe funksionale. Nuk kërkohet përvojë e mëparshme — mjafton kurioziteti dhe gatishmëria për të eksperimentuar!
Për të marrë pjesë në punëtori regjistrohuni në linkun: https://forms.gle/NPE8zaHsqyhSPKGn8
Punëtoria do të udhëhiqet nga Lumturie Krasniqi.
—
Programi i Rezidenca 17 mbështetet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Kryeqyteti Prishtina dhe SMART Balkans.







