Bisedë / Talk: Speculative technologies

When

May 31, 2026    
5:00 pm - 6:00 pm

Event Type

Bisedë / Talk: Speculative technologies
Mia Melvær / Constant
31.05.2026/ 17:00 / Rezidenca 17
Në kuadër të Co-Creation Sessions, në Rezidenca 17 do të zë vend një prezantim joformal nga Mia Melvær mbi Constant, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Bruksel që e trajton teknologjinë në mënyrë kritike përmes artit eksperimental, hulumtimit dhe teorisë feministe.
Constant bashkëpunon me artistë/e, hulumtues/e dhe aktivistë/e të ndryshëm përmes hulumtimit artistik dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor, shpesh duke vepruar si partner mbështetës në fazat e hershme të projekteve. Gjatë vitit të fundit, puna e tyre është zhvilluar nën temën SPLINT, një shkurtim i pyetjes: “Çfarë mund të bëjnë teknologjitë spekulative, të lira dhe ndërseksionale?”
Mia do të prezantojë disa nga mjetet dhe infrastrukturat që janë zhvilluar gjatë këtij procesi për të mbështetur punën bashkëpunuese, si dhe temat me të cilat organizata është aktualisht e angazhuar.
Mia Melvær është artiste vizuale dhe hulumtuese me bazë në Bruksel, puna e së cilës shpesh i referohet momenteve të kërkimit, mbledhjes së fragmenteve që mund të humbasin ose të largohen lehtësisht, teknologjive më të kujdesshme e më të ndjeshme, si dhe formave të rezistencës queer.
————–
As part of Co-Creation Sessions, an informal presentation by Mia Melvær will take place at Rezidenca 17 on Constant, a Brussels-based non-profit organization that critically engages with technology through experimental art, research, and feminist theory. They engage with different artists, researchers and activists through artistic research and cross-disciplinary collaboration, often as supporting partner in the early stages of a project. The last year they have been working under a thematic called SPLINT, an abbreviation of the question “What could Speculative, Libre and Intersectional Technologies do?”
Mia will show some of the tools and infrastructures they have built along the way to support collaborative work and the topics we are currently busy with.
Mia Melvær is a visual artist and researcher based in Brussels, whose work often reference moments of fishing or searching for fragments that might easily drift, kinder technologies, and queer resistance.
—-
Shtatëmbëdhjetë përkrahet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Kryeqyteti Prishtina.