Udhëhequr nga Tomor Kuçi
29-30-31.05.2026 / 13:00 – 16:00 / Rezidenca 17
Gjatë tre ditëve do të aplikohen teknika të ndryshme të sintezës dhe sampling-ut për krijimin e tingujve të rinj për përdorim kreativ në muzikë. Në fazën e parë, pjesëmarrësit/et do të angazhohen në incizimin e tingujve nga instrumente të ndryshme muzikore dhe burime të tjera tingullore. Këta tinguj do të përpunohen dhe transformohen në mënyra kreative, duke eksploruar mundësi të reja të shprehjes muzikore. Gjatë dy ditëve të para do të krijohen disa “presete” tingujsh nga materialet e incizuara. Këto do të shërbejnë si bazë për performancën finale, e cila do të ndodhë ditën e tretë në formën e jam session.
Në këtë performancë do të kombinohen instrumentet muzikore bashkë me playtron, duke e përdorur atë si një instrument në vete. Pjesëmarrja e instrumentistëve/eve inkurajohet për këto co-creation sessions. Preferohet që ata/ato të sjellin instrumentet e tyre personale, të cilat do të përdoren si për incizim gjatë ditëve të para, ashtu edhe për performancën finale, ku puna e realizuar do të prezantohet para publikut, në kombinim me improvizimin muzikor (jam session).
Tomor Kuçi është producent muzikor, kompozitor/kantautor dhe një nga themeluesit e fakultetit të parë të muzikës moderne në Kosovë, ku ligjëron lëndët e audio produksionit. Ka përfunduar studimet master në Audio Produksion në University of Westminster, Londër, me profesorë që kanë punuar me artistë si U2, Depeche Mode, Nick Cave, David Bowie, Underworld, etj. Është njohur si kantautor dhe vokalist me bendin The Freelancers, me të cilin ka realizuar një album me 12 këngë dhe ka performuar në festivale ndërkombëtare si Sziget Festival dhe Exit Festival. Me grupin Oborri ka realizuar një album me 14 këngë dhe ka zhvilluar turne ballkanik. Ka kompozuar dhe performuar muzikë në më shumë se 10 shfaqje teatrale.
Për të qenë pjesë regjistrohu në link, më së largu deri me datën 25 maj:
https://forms.gle/1mCLHW5NLNEHB4jX7
—-
Shtatëmbëdhjetë përkrahet nga Fondacioni për Shoqëri Civile Kosovare (KCSF) përmes programit ‘EJA Kosovo’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Po ashtu nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Kryeqyteti Prishtina.







